Gjatesia totale e rruges eshte 52 km. Rruga do te projektohet sipas kategorise C2 te modifikuar referuar standardit 2015. Seksioni i rruges eshte 12 metra duke perfshire bankinat e pasfaltuara 0.75m nga te dy kahet. Ne teresi do te ruhet gjurma ekzistuese e projektit, por do te kemi edhe ndertimin e dy By-passeve njeri ne qytetin e Librazhdit, tjetri ne Prrenjas. By-passet ose devijimet nga aksi i rruges ekzistuese jane parashikuar kryesisht ne zonen e Xibrakes , Mirake, Murrash, Librazhd, Dragostunje-Shpathare, Hotolisht, Vulcan, Vehcan, Qukes, Pishkash-Verri dhe Perrenjas.
Per te permiresuar gjeometrine e rruges ekzistuese po shikohet mundesia e ndertimit te tuneleve perkatesisht ne fashtin Murrash dhe ne Hotolisht.
Zona e Labinot-Fushe do te trajtohet si zone urbane dhe do te perfshije rehabilitimin e trotuareve, ndricimit. I gjithe projekti ne teresi do ti kushtoje rendesi te vecante sigurise rrugore e cila do te permbushe standardet europiane.
Emertimi: “Studim Projektim zgjerim i segmentit rrugor, dalje Elbasan – Perenjas – Qafe Thane”
Vendndodhja: Elbasan-Qafe Thane
Gjatesia: 52 Km
Klienti: Autoriteti Rrugor Shqiptar
Statusi Aktual: Ne vazhdim
Viti: 2021
Projektuesit: “InfraKonsult” sh.p.k