Ne kete projekt-zbatimi eshte projektuar infrastruktura e brendshme rrugore e resortit turistik “Green Coast”, ne perputhe me te gjitha normat nderkombetare te projektimit te infrastruktures rrugore. Gjatesia totale e rrugeve qe jane ndertuar eshte 3835m, seksioni rrugor varion nga 8m deri ne 10.5m, korsite asfaltike 5m, kuneta te lugeta nga 0.4m, si dhe trotuare ne te dy anet me gjeresi minimale 0.9m. Ne kete projekt-zbatim perfshihen hartimi i projektit te rrugeve kryesore dhe dytesore te ketij kompleksi turistik, hartimi i sistemit te kanalizimit te ujrave te zeza, hartimi i sistemit te kanalizimit te ujrave te shiut, hartimi i projektit te rrjeteve inxhinierike nentokesore, projekti i ndricimit rrugor.
Emertimi: Projekti i Rrugeve te Reja te Green Coast Resort, Palase
Vendndodhja: Palase, Himare
Gjatesia: 3835 m
Klienti: Green Coast Resort
Statusi Aktual: Perfunduar
Viti: 2017
Projektuesit: InfraKonsult