Studimi projektim te objekteve te mbrojtjes nga permbytja , qarku Gjirokaster”
Vendndodhja: Gjirokaster
Gjatesia: 780 m
Klienti: MINISTRIA E BUJQESISE, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TE UJRAVE QENDRA E TRANSFERIMIT TE TEKNOLOGJIVE BUJQESORE, FUSHE-KRUJE
Statusi Aktual: Perfunduar
Viti: 2015
Projektuesit: “InfraKonsult”sh.p.k
Bazuar ne kerkesat e kontrates segmentet per te cilen jane parashikuar mbrojtjet jane si me poshte vijon:
- Riparimi i kanalit V-3-12 qe sherben si argjinature per lumin e Drinosit
Argjinatura e rehabilituar dhe e ngritur ne kuote ka nje gjatesi rreth 300m. Ngritja e argjinatures eshte bere me zhavorr dhe argjil kurse ne anen e lumit eshte bere veshja e skarpates me beton.
- Mbrojtja nga lumi e tregut ushqimor Gjirokaster
Ne dy segmente te ndryshme jane parashikuar dy tipologji nderhyrjes. Segmenti i pare me gjatesi 100m eshte ndertuar me skolier me gure dhe veshje me qilim gabioni.Ne segmenti e dyti me gjatesi 80ml eshte realizuar mbrojtja me mur gabioni.
- Mbrojtja tek Ura e Re Valare ne Lumin Drinos
Per mbrojtjen e kesaj zone eshte parashikuar ndertimi i dy penelave prej gabioni me gjatesi 26ml dhe lartesi 3.5m ne fillim dhe ne fund te zones se demtuar.
- Mbrojtja nga lumi Drinos ne Grehot
Per mbrojtjen e kesaj zone eshte parashikuar ndertimi i dy penelave prej gabioni me gjatesi 26ml dhe lartesi 3.5m ne fillim dhe ne fund te zones se demtuar.
- Mbrojtja nga lumi Drinos ne Mashkullore
Ne projekt-zbatimin e kesaj zone eshte parashikuar ndertimi nga e para e argjinatures ne me material zhavorri ne nje gjatesi prej 72ml.Ne te gjithe gjatesine eshte parashikuar ndertimi i brinjeve rryme thyese me gabion me dimensione 1x1x1.5m, te cilat perseriten cdo 12ml. - Mbrojtja nga lumi Drinos ne Suhe Gjirokaster
Ne kete segment eshte parashikuar ndertimi nga e para e argjinatures me material zhavorri ne nje gjatesi prej 192ml. Ne te gjithe gjatesine eshte parashikuar ndertimi i brinjeve rryme thyese, te cilat perseriten cdo 12ml. Argjinatura shoqerohet e gjitha nga nje jastek gabioni me gjeresi 5ml.
- Mbrojtja nga lumi Drinos ne Karjan dhe Palokaster
Argjinatura e vjeter eshte totalisht e demtuar, do te ndertohet nje argjinature e re me nje gjatesi 125m.
- Mbrojtja nga lumi Drinos ne Shtepez
Ne projekt-zbatimi eshte parashikuar qe mbrojtja gjatesore te behet me ane te vendosjes se mureve me gabiona me lartesi 6m dhe nje gjatesi 40m.