“Mbikqyrje te objekteve te mbrojtjes nga permbytja , qarku Gjirokaster, qarku Vlore”

Superviziomi dhe kontrolli I punimeve ndertimore eshte realizuar per segmented si me poshte vijon:

    • Riparimi i kanalit V-3-12 qe sherben si argjinature per lumin e Drinosit
      Argjinatura e rehabilituar dhe e ngritur ne kuote ka nje gjatesi rreth 300m. Ngritja e argjinatures eshte bere me zhavorr dhe argjil kurse ne anen e lumit eshte bere veshja e skarpates me beton.
    • Mbrojtja nga lumi e tregut ushqimor Gjirokaster
      Ne dy segmente te ndryshme jane parashikuar dy tipologji nderhyrjes. Segmenti i pare me gjatesi 100m eshte ndertuar me skolier me gure dhe veshje me qilim gabioni.Ne segmenti e dyti me gjatesi 80ml eshte realizuar mbrojtja me mur gabioni.

 

  • Mbrojtja nga lumi Drinos ne Grehot
    Per mbrojtjen e kesaj zone eshte parashikuar ndertimi i dy penelave prej gabioni me gjatesi 26ml dhe lartesi 3.5m ne fillim dhe ne fund te zones se demtuar.

  • Mbrojtja nga lumi Drinos ne Mashkullore
    Ne projekt-zbatimin e kesaj zone eshte parashikuar ndertimi nga e para e argjinatures ne me material zhavorri ne nje gjatesi prej 72ml.Ne te gjithe gjatesine eshte parashikuar ndertimi i brinjeve rryme thyese me gabion me dimensione 1x1x1.5m, te cilat perseriten cdo 12ml.
     
  • Mbrojtja nga lumi Drinos ne Suhe Gjirokaster

    Ne kete segment eshte parashikuar ndertimi nga e para e argjinatures me material zhavorri ne nje gjatesi prej 192ml. Ne te gjithe gjatesine eshte parashikuar ndertimi i brinjeve rryme thyese, te cilat perseriten cdo 12ml. Argjinatura shoqerohet e gjitha nga nje jastek gabioni me gjeresi 5ml.

  • Mbrojtja nga lumi Drinos ne Karjan dhe Palokaster
    Argjinatura e vjeter eshte totalisht e demtuar, do te ndertohet nje argjinature e re me nje gjatesi 125m.

  • Mbrojtja nga lumi Drinos ne Shtepez
    Ne projekt-zbatimi eshte parashikuar qe mbrojtja gjatesore te behet me ane te vendosjes se mureve me gabiona me lartesi 6m dhe nje gjatesi 40m.

  • Mbrojtja ne Vranisht, Kallarat
    Ne kete projekt jepet mbrojtja nga lumi i Shushices ne zonen me te demtuar, ne krahun e majte te rrjedhes se lumit, ne zonen e Vranishtit.Gjatesia e mbrojtjes se bregut eshte rreth 200 m, terthor me rrjedhen e lumit jane ndertuar 5 penela me gabion me gjatesi 30.5m secili.

Vendndodhja:  Gjirokaster, Vlore
Gjatesia: 980 m
Klienti: UNDP

Statusi Aktual: Perfunduar
Viti: 2015
Supervizioni:  “InfraKonsult”sh.p.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *