Kontrate Nr.1 ne zbatim te marreveshjes Kuader nr.1078/2020
“Mbikëqyrja e punimeve për rindërtimin e banesave individuale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të 677 banesave të shtrira në bashkitë Shijak dhe Kavajë, përkatësisht 567 njësi dhe 110 njësi”.
Shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve për banesat individuale shtrihet në Njësitë Administrative Shijak, Gjepalaj, Maminasit dhe Xhafzotajt për bashkinë e Shijakut dhe në Njësitë Administrative Kavajë, Golem, Helmas, Luz i Vogël dhe Synej për bashkinë Kavajë. Godinat te cilat jane objekt i mbikqyrjes jane me konstruskion betonarme. Jane gjithsej 588 banesa nga te cilat,138 jane banesa te tipit 1+1 me siperfaqe 70m2,218 banesa te tipit 2+1 me siperfaqe 80m2, 232 banesa te tipit 3+1 me siperfaqe 105.1m2. Gjithashtu ne kete kontrate perfshihet supervizimi i punimeve per ndertimin e rrugeve publike.
Vendndodhja: Shijak & Kavaje
Siperfaqja: 51 483.2m2
Klienti: Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Statusi Aktual: ne vazhdim
Viti: 2020
Projektuesi: “InfraKonsult” sh.p.k & “Dricons” sh.p.k & “Atelier 4”sh.p.k