Dokumentimi i dëmtimeve eshte realizuar gjatë muajve Mars-Prill 2020. Dëmtimet e dokumentuara në objekt janë rezultat i dy ngjarjeve sizmike: a) tërmeti i datës 21 Shator 2019 dhe tërmeti i datës 26 Nëntor 2019. Metodika klasike më e përshtatshme e riaftësimit do të ishte shtimi i mureve tërthorë për ngushtimin e hapësirës punuese të mureve kryesor mbajtës dhe përforcim i mureve ekzistues, tashmë të dëmtuar, me veshje të armuar në vendet e përcaktuara në projekt. Ndërhyrja përforcuese kërkohet edhe për të përmirësuar sjelljen e parregullt strukturore. Rikthimi i ngurtësisë së larguar nga ndërhyrjet pararendëse dëmtuese dhe më pas plotësimi me mure të rinj dhe përforcimi i ekzistuesve duke mbajtur parasysh përmirësimin maksimal të parregullsisë ekzistuese të strukturës. Po kështu një ndërhyrje të kujdesshme kërkon edhe riaftësimi i ramës betonarme në perimetër të ndërtesës dhe lidhja e saj me skemën mbajtëse muraturë.
Vendndodhja: Tirane
Siperfaqja: 1670 m2
Klienti: KESH
Statusi Aktual: Perfunduar
Viti: 2020
Projektuesi: “InfraKonsult” sh.p.k & “Atelier 4” sh.p.k