InfraKonsult

Partneri juaj strategjik në krijimin e infrastrukturës që mbështet komunitetet, nxit zhvillimin dhe përcakton të ardhmen.

“InfraKonsult” sh.pk është një kompani konsulence inxhinierike në Shqipëri e fokusuar në infrastrukturë. Shërbimet e saj lidhen kryesisht me konsulencën dhe kërkimin inxhinierik, duke përfshirë dokumentimin e projekteve teknike, deri në fazën përfundimtare inxhinierike, si dhe mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit. Linja kryesore e veprimtarisë së InfraKonsult janë autostrada, rrugë, ura, mirëmbajtja e rrugëve dhe strukturave, projektet e ujësjellësit, sistemet e ujërave të zeza, kullimi, inxhinieria e trafikut, ndërtesat, aeroportet, mbrojtja dhe auditimi i mjedisit, inspektimi teknik dhe diagnostikimi, analiza e transportit, menaxhimi i punimeve të ndërtimit, studimet gjeologjike dhe gjeodezia, si dhe aktivitete të tjera të lidhura me to.
“InfraKonsult” sh.pk u themelua në vitin 2012. Stafi përbëhet nga 33 punonjës me kohë të plotë dhe disa punonjës të tjerë me kohë të pjesshme, të përfshirë në projekte të rëndësishme në Shqipëri. Stafi ynë profesional, së bashku me aftësitë e tyre, janë pasuria jonë kryesore e çmuar, duke vënë në dispozicion përvojën e tyre profesionale për klientët për të arritur gjithmonë rezultatet më të mira.
Edhe pse “InfraKonsult” sh.pk është një kompani e re, ajo trashëgon përvojën dhe profesionalizmin e stafit të saj për ofrimin e shërbimeve më të mira profesionale.

Vlerat Tona

1

Cilësi

Në InfraKonsult, cilësia është themeli i gjithçkaje që bëjmë. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë zgjidhje inxhinierike që plotësojnë standardet më të larta të saktësisë, sigurisë dhe efikasitetit.

2

Mjedisi

Të gjitha projektet tona respektojnë rreptësisht rregulloret dhe standardet mjedisore, duke siguruar përputhje të plotë me ligjet mjedisore lokale, ne jemi të përkushtuar të mbrojmë mjedisinnë çdo fazë të proceseve tona inxhinierike.

3

Siguria në punë

Për ne siguria nuk është vetëm një politikë - është një vlerë thelbësore. Ne jemi të përkushtuar për të krijuar dhe mbajtur një mjedis të sigurt pune për të gjithë punonjësit, partnerët dhe palët e interesuara në çdo fazë të projekteve tona.

InfraKonsult kryen Planifikim, Konsulencë, Studim, Dizajnim dhe Menaxhim sipas kategorive më mëposhtë:

a) RRUGE AUTOMOBILISTIKE
• Planifikim rrugor dhe projektim, studime fizibiliteti, specifikime të konstruksioneve të
ndërtimit, projektim të rehabilitimit apo të riasfaltimit të rrugëve ekzistuese.
• Projektim për rrugë të kategorive të ndryshme.
• Kompletimin e rrugës me vepra arti të vogla, drenazhe, mure, etj.
• Vleresimin hidraulik, hidrologjik dhe gjeologjik të tyre.
• Mirëmbajtje e rrugëve, zhvillimi dhe zbatimi i sistemeve të menaxhimit të mbulesave (PMS –
Pavement Management Systems) etj.
b) URA
• Projektimi i urave të reja dhe përforcimi i atyre ekzistuese të çdo lloji dhe çdo madhësie,
mbikalime, viadukte, estakada betoni apo metalike.
• Projektim themelesh të veçanta, përforcimesh, ankorime, tunele.
c) PROJEKTIM I SISTEMEVE UJITËSE E KULLUESE, UJËSJELLËSA E KANALIZIME, MBROJTJE NGA UJRAT E LARTA, SISTEMIME TË PËRRËNJVE
DHE LUMENJVE
d) PROJEKTIM ARKITEKTONIK DHE INXHINIERIK TË NDËRTESAVE
• Të gjitha tipet e ndërtesave pavarësisht nga përmasat nëpërmjet programeve të avancuara si
Autocad 2013, Etabs, 3DMax etj.
e) SHËRBIME GJEOLOGJIKE
• Kryen shërbime gjeologjike dhe vlerësime gjeologo – inxhinierike të trojeve të ndërtimit.
f) SHËRBIME TOPOGRAFIKE
• Të gjitha llojet e shërbimeve topografike të aplikuara në rrugë, tunele, zona urbane etj.
g) STUDIME RAJONALE URBANISTIKE
• Planifikimi urban dhe studime, planifikim zhvillim të zonave urbane dhe rurale, shërbime
arkitektonike.
h) PJESË TJETËR E PA NDARË E AKTIVITETIT TONË ËSHTË MBIKQYRJA DHE
KOLAUDIMI I PUNIMEVE NË FUSHAT E PËRMENDURA MË SIPËR.
Kompania deri më sot ka bashkëpunuar me klientë të ndryshëm si Njësitë Vendore të Pushtetit Lokal dhe Klientë Privatë.

Jeni duke kërkuar për një partner të besueshëm për projektin tuaj?

InfraKonsult - Partneri juaj strategjik në krijimin e infrastrukturës që mbështet komunitetet, nxit zhvillimin dhe përcakton të ardhmen.

0
PROJEKTE te perfunduara
0
Kliente te lumtur
0
Ore pune
0
takime