Skema aktuale e furnizimit me uje eshte e konceptuar me vetrrjedhje. Furnizimi me uje behet nga burimi i Rrjollit me ane te linjes se Kastratit. Per shkak te kuotave furnizimi depove behet duke kaluar me pare nga pusetat e shuarjes te cilat ulin vijen piezometrike. Projekti perfshin ndertimin e afersisht 135km linje ujesjellesi.
Ne skemen e re te furnizimit do te perdoret perseri burimi i Rrjollit. Lidhja do te behet prane depos se re ne Gradec. Aty do te kete nje pusete qe do furnizoje edhe linjen tone. Ne Gradec do te kete nje pusete shuarje e cila me tub Dn180 do te percjelle ujin ne puseten e shuarjes Jeran. Nga kjo pusete do te dalin dy linja. Njera per ne depon e re ne Bajze me diameter Dn160 dhe tjetra per depon e re ne Jeran me diameter Dn110. Projekti perfshin mbikqyrjen e punimeve ndertimore, mekanike dhe elektrike.