“Studim Projektim te Objekteve te Infrastuktures se Ujitjes,Kullimit dhe Mbrojtjes nga Permbytja per Vitin 2015-2016, SHKODER”
Projekti i rehabilitimit te kanaleve ujitese perfshin tre zona:
- Kanalet ujitese Hajmel
Gjatësia e kanaleve kryesorë dhe sekondarë rreth 20km. Rehabilitimi konsiston në riaftësimin e kanaleve në gjurmën e projektuar (punimet e pastrimit, riparimin e veprave ekzistuese të dëmtuara, veshjet me beton të dëmtuara), veshje të reja me beton, ndryshimin e gjurmës në varësi të situatës aktuale ku shtrihet skema, ndërtimin e veprave të reja aty ku del e nevojshme.
- Skema Ujitëse Mbi Shkodër
Gjatësia e kanaleve kryesorë, sekondarë është 240km. Shumica e rrjetit të kanaleve kryesor është projektuar gjatë viteve të fundit dhe në to kryhen punime pastrimi dhe mirëmbajtje. Rehabilitimi ka perfshire pjesen fundore të kanalit kryesor Grizhë – Koplik me gjatësi 9km dhe në riaftësimin e 140km rrjet të kanaleve sekondarë në gjurmën e projektuar (punimet e pastrimit, riparimin e veprave ekzistuese të dëmtuara, veshjet me beton të dëmtuara), veshje të reja me beton, ndryshimin e gjurmës në varësi të situatës aktuale ku shtrihet skema, ndërtimin e veprave të reja aty ku del e nevojshme.
- Skema Ujitëse Juban Gur Zi
Gjatësia e kanaleve kryesorë, sekondarë është 45km. Rehabilitimi do të konsistojë në riaftësimin e kanaleve në gjurmën e projektuar (punimet e pastrimit, riparimin e veprave ekzistuese të dëmtuara, veshjet me beton të dëmtuara), veshje të reja me beton, ndryshimin e gjurmës në varësi të situatës aktuale ku shtrihet skema, ndërtimin e veprave të reja aty ku del e nevojshme.
Gjithashtu pjese e kontrates jane ndertimi I dy argjinaturave ne Darragjat dhe ne Kir. Mbrojtja lumore ne Darragjat ka nje gjatesi per 112m mbrojtje gjatesore, dhe pergjate nje gjatesie rreth 1425 m, jane ndertuar 12 penela me gabione. Aksi i argjinatures ne Kir ka nje gjatesi rreth 1560m. Trupi I argjinatures do te mbushet me zhavorr, veshja siperfaqesore do te jete me gabion dhe qeleze Geoweb.
Vendndodhja: Shkoder
Gjatesia: 305 km
Klienti: Bashkia Shkoder
Statusi Aktual: Perfunduar
Viti: 2015
Projektuesit: InfraKonsult