Vleresimi i thelluar i gjendjes ekzistuese se godinave ne njesite administrative Nr. 5 dhe njesise Nr.8 si pasoje e termetit te datës 26 Nëntor 2019 eshte bere per objektet si me poshte vijon:
- Pallati nr 3, Rruga Haxhi Kika, njesia administrative Nr.5, siperfaqia totale 3500 m2
- Pallati nr 30, Rruga Sami Frasheri, njesia administrative Nr.5, siperfaqia totale 4000 m2
- Pallati nr 10, Rruga Besim Daja, njesia administrative Nr.8, siperfaqia totale 1020 m2
- Pallati nr 5, Rruga Ferit Xhajko, njesia administrative Nr.8, siperfaqia totale 4900 m2
- Pallati nr 39/43, Rruga Ferit Xhajko, njesia administrative Nr.8, siperfaqia totale 2700 m2
Vleresimi i gjendjes se objekteve eshte bere bazuar mbi:
- Matjet dhe rilevimet e nevojshme te nderteses ekzistuese
- Hulumtimi i zgjeruar i demtimeve te shkaktuar nga termeti dhe gjendjes ekzistuese te nderteses, duke u perqendruar edhe ne ndryshimet e mundshme dhe perkeqesimet e tjera ne elementet strukturore te shkaktuar nga koha
- Provat inxhinierike, shkaterruese dhe joshkaterruese ne vend dhe ne laborator.
- Ndertimin e modeleve kompjuterike inxhinierike, duke perfaqesuar sa me realisht gjeometrine, ngarkesat, vetite e materialeve, ndikimin e elementeve jostrukturore dhe aftesine mbajtese te elementeve strukturor te nderteses
- Kryerjen e analizave lineare dhe jolineare per vleresimin e aftesise mbajtese te struktures dhe verifikimin e elementeve paresor sizmik
- Percaktimin e performances / sjelljes se struktures kundrejt termeteve te ndodhur dhe kerkesave sizmike te kodeve
Emertimi: Loti V “Akt ekspertizë e thelluar dhe hartimi i projektit të ndërhyrjeve rehabilituese/përshtatëse, të nevojshme për kthimin e strukturës së objekteve që janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore (DS4 dhe DS5) në Njësinë Administrative Nr.5 dhe Njësinë Administrative Nr. 8”
Vendndodhja: Tirane
Siperfaqja: 16120 m2
Klienti: Bashkia Tirane
Statusi Aktual: Perfunduar
Viti: 2020
Projektuesit: “InfraKonsult” sh.p.k